Kadilli: Kryetari i PD-së të ketë një mandat 4-vjeçar, të fitojë zgjedhjet ose të ikë

Të dielën janë zgjedhjet për kryetar të PD-së, dhe kandidati Fatbardh Kadilli, thotë se kreu i partisë më të madhe në opozitë, duhet të ketë vetëm një mandat 4-vjeçar dhe nëse nuk fiton zgjedhjet duhet të largohet.

“PD-ja ime dhe juaja është streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurrë peng i askujt! Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar. Propozimi im është që Kryetari të zgjidhet vetëm për një mandat 4-vjeçar dhe vetëm me një mision: Të fitojë zgjedhjet politike, me PD forcë e parë.

Kryetari ose fiton dhe bëhet Kryeministër, ose shkarkohet dhe shkon në shtëpi. Kryetari që humb zgjedhjet nuk mund të rikandidojë më. Ky është manifesti im politik.

Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese”.

SHKARKO APP