Kampi i refugjatëve në Shqipëri, PS për marrëveshjen me Italinë: Do të kalojë në Parlament

Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në strehimin e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin solli reagime të shumta në opinion.

Marrëveshja është komentuar për herë të parë edhe nga Partia Socialiste. I pyetur nga mediat, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço thotë se ajo do të kalojë në parlament dhe për diskutim në komisionet parlamentare.

Qeveria u përgjigj duke publikuar disa të dhëna në rrjetet sociale nëpërmjet Agjencisë për Media dhe Informim. Aty nënvizohet se shteti italian do të marrë në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për të ndërtuar me shpenzimet e saj strukturat pritëse.

Partia Demokratike e Bashës, ka bërë me dije se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen. Në dokumentin e firmosur nga deputeti Kreshnik Çollaku, thuhet se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, nisur nga faktin që kjo marrëveshje ka një ndikim të gjerë social.

SHKARKO APP