Kancelarja Merkel pritet nga Kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga Kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen për herë të dytë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtarja e lartë gjermane mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Më pas eskorta ku udhëtonte kancelarja udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, nën masa të rrepta sigurie. Ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave. Aty e priti i zoti i shtëpisë, kryeministri Edi Rama. Në nder të kancelares gjermane u organizua dhe një ceremoni zyrtare.

SHKARKO APP