Home ShendetI Kanceri i qaf...

Kanceri i qafës së mitrës, 130 raste çdo vit

130
0

130 gra çdo vit zbulojnë se janë prekur nga kanceri i qafës së mitrës. Edhe pse në raport me kancerin e gjirit shifrat janë shumë më të ulëta, kjo sëmundje po shqetëson ekspertët pasi dekadat e fundit janë dyfishuar rastet e reja.

”Ndërsa çdo vit, 30 gra humbin jetën nga kanceri i qafës së mitrës për shkaka të kapjes së vonë të sëmundjes. Një numër që ka ardhur në rritjes pas viteve ’90, për të mos thënë që është dyfishuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me hapjen e vendit, por ka të bëjë edhe me aksesin që ofrohet për zbulimin e tij, gjithashtu edhe për trajtimin”, shprehet Kozeta Filipi, mjeke pranë ISHP.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të qafës së mitrës, mjekët këshillojnë gratë për kryerjen e kontrolleve periodike. Kanceri i qafës së mitrës është një ndër 10 më të përhapurit në vendin tonë. Sipas ekspertëve, çdo grua mund të preket prej tij dhe jo gjithmonë fillimi i shenjave tregon fillimin e sëmundjes, pasi shpeshherë ato shfaqen kur kanceri është në stade të avancuara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit