Kaosi në Kuvend, trondit deputeti Korreshi: Nuk mund të vazhdojë pafundësisht, duhet agravuar

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi thotë se situata që po shihet në çdo seancë të Kuvendit nuk mund të vazhdojë më kështu, por duhet agravuar.

“Kjo gjë nuk mund të vazhdojë pafundësisht sepse bëhet monotone dhe nuk prodhon më asgjë. Duhet të agravohet patjetër. Përpos kësaj që kemi nisur ne, janë njerëzit që duhet të na mbështesin. Versioni tjetër është dalja në rrugë, protestat dhe mosbindja civile”.

Nga ana tjetër, ai ironizoi dënimet për deputetët e Partisë Demokratike, duke theksuar se duhen kthyer dënimet për “agjitacion-propagandë”.

SHKARKO APP