Kapen me 10 kg drogë në makinë, arrestohen dy persona në Korçë

Dy shtetas janë vënë në pranga këtë të enjte nga Policia në Korçë, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Mësohet se dy shtetasit janë ndaluar nga Policia në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, dhe gjatë kontrollit në mjet u është gjetur një sasi prej 10 kg lëndë ndakotike e dyshuar kanabis sativa.

Droga është sekuestruar nga Policia, ndërsa shoferi i mjetit dhe një tjetër person që udhëtonte me të janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

SHKARKO APP