Home Aktualitet Kapen tre tha...

Kapen tre thasë me drogë në Korçë, arrestohen dy persona

61
0

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi janë kapur duke transportuar në flagrancë, në aksin Korçë-Voskop, tre thasë me kanabis, me peshë totale 12.5 kg.

Në kuadër të operacionit “Sinjali” janë vënë në pranga shtetasit K. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe H. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi.

“Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H. M., shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg cannabis sativa. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit