Home Aktualitet Kartëmonedhat...

Kartëmonedhat me më shumë rrezik falsifikimi: Prerjet 500, 1 mijë dhe 2 mijë lekë

10
0

Prerjet 1 mijë dhe 2 mijë lekë janë kartëmonedhat që tentohen të falsifikohen më shpesh në Shqipëri. Sipas drejtorit të departamentit të Emisionit në bankën e Shqipërisë, Virjon Lalollari elementët shtesë të sigurisë e vështirësojnë këtë fenomen dhe e bëjnë lehtësisht të identifikueshëm prerjen origjinale. Madje ai shton se nuk ka pasur asnjë rast të falsifikimit të prerjes së re 200 lekëshe që ka dalë në qarkullim 2 vite më parë.

Kartmonedhat 1 dhe 2 mijë lekë duket se janë kthyer në objektivin më të shpeshtë të falsifikatorëve. Drejtori i departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Virjon Lalollari argumenton se kjo ndodh për disa arsye.

”Kryesisht falsifikohen kartëmonedhat e mesit të serisë. Niveli i tyre për 1 milionë kartëmonedha në qarkullim është shumë i ulët.”

Por tashmë me elementët shtesë të sigurisë, falsifikatorët do e kenë më të vështirë.

‘Ne synojmë që ta minimizojmë në maksimum nivelin e falsifikimit të parave. Sigurisht që falsifikatorët do të bëjnë punën e tyre dhe ne tonën, por kartëmonedha e re është shumë e vështirë që të falsifikohet.”

Madje, në rastet kur kjo është tentuar tek prerjet 5 mijë lekëshe që kanë dalë në qarkullim dy vite më parë, Lalollari sqaron se kanë qenë lehtësisht të identifikueshme.

”Paratë e falsifikimit kanë shumë primitive, me printime ose skanimin xhek. Nuk është përdorur teknologji e lartë, por kanë qenë amatore.”

Prej 30 qershorit Banka e Shqipërisë do të nxjerrë në qarkullim dy prerjet e ra 1 mijë dhe 10 mijë lekë, e cila është dhe kartëmonedha më e madhe që hidhet në qarkullim në vendin tonë. /ora news

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit