Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, mund të dënohet nga Federata spanjolle për shkak të incidentit të tij me futbollistin e Athletic Bilbao, Asier Villalibre. Deri dje në mbrëmje, super ylli argjentinas nuk ishte ndëshkuar asnjëherë më karton të kuq.
Kjo ndryshoi kur Messi u përjashtua për herë të parë në karrierën e tij në klub pasi humbi qetësinë e tij në funalen e Superkupës së Spanjës ku Barcelona u mund me rezultat 3-2 nga Athletic Bilbao. Në minutën e 119 të ndeshjes, Messi u përplas me Asier Villalibre në një incident pa top që u pa nga VAR dhe gjyqtari, Jesus Gil Manzano, i cili më pas e ndëshkoi me të kuq sulmuesin argjentinas.
33-vjeçari tani përballet me një dënim të mundshëm që do të kalojë në La Liga, me komitetin disiplinor të Federatës Spanjolle (RFEF) që të thotë fjalën e fundit mbi kohëzgjatjen e pezullimit. Ky ishte kartoni i tretë i kuq i karrierës 17-vjeçare të Messit në përgjithësi, pasi më parë ishte ndëshkuar dy herë për Argjentinën. Katër ndeshje pezullim raportohet të jetë dënimi minimal që mund ta marrë Lionel Messi.
Discussion about this post