Gjykata Administrative Apelit shqyrton sot padinë e Eugen Papandiles, i cili ka ankimuar vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili i ndaloi kandidimin për Gjykatën Kushtetuese.
KED vendosi skualifikimin e juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i kishte rikthyer sërish në garë.
Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.
KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj për të vazhduar garën për në Gjykatën Kushtetuese.
Discussion about this post