Këlliçi: McGonigal e ka tërbuar Ramën, na ka hequr të drejtën hyjmë në Kuvend

Tensione ende pa nisur seanca plenare. Në hyrje të Kuvendit, Garda nuk ka lejuar të hyjnë disa deputetë të PD-së që janë të përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi pranë Byrosë së Kuvendit të Shqipërisë, duke thënë se është marrë në shkelje të kushtetutës.

Kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës, dhe rregullorja e Kuvendit thotë që ky vendim sa kohë ankimohet, pezullohet deri në marrjen e vendimit nga Byroja. Në dijeni në tonë Byroja nuk është mbledhur. Kemi njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit dhe Gardën, që të futemi dhe të marrim pjesë në seancë. Nëse mblidhet Byroja të njoftohemi dhe ta diskutojmë. Është hera e dytë që unë pezullohem nga seanca pa folur. Kjo është çmenduri e Ramës dhe Nikollës. E kuptoj që McGonigal e ka tërbuar Ramën”, u shpreh Belind Këlliçi para mediave nga dera e Parlamentit.

SHKARKO APP