Këngëtarja Shakira mund të përfundojë në burg

Këngëtarja me famë botërore Shakira, mund të përballet me gjyqin në Spanjë për pretendimin e shmangies së taksave në vlerë prej 13 milionë funteve (15.2 milionë euro).

Prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare kolumbiane për gjashtë vepra penale, të cilat mund të rezultojnë në burg nëse ajo dënohet.

Ata pretendojnë se artisja ndaloi pagimin e taksave në Spanjë në vitet 2012, 2013 dhe 2014. Shakira ka thënë më parë se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës, vetëm duke vizituar vendin ”në mënyrë sporadike”.

Shakira këmbëngul se ajo është e pafajshme për evazion fiskal.

SHKARKO APP