Home Kosova Kenia në disk...

Kenia në diskutime për njohjen e Kosovës

47
0

Në kërkim të njohjes nga Kenia, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me William Ruton, presidentin e shtetit në lindje të Afrikës.

Osmani dhe Ruto u takuan në Dubai, ku po mbahet konferenca globale për ndryshimet kimatike.
Presidenca njoftoi se “në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre”.

“Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi Presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Presidentja Osmani dhe Presidenti Ruto rikonfirmuan përkushtimin e përbashkët për të punuar drejt thellimit raporteve në mes të Kosovës dhe Kenias”, thuhet në njoftim.

Gazeta Express kishte shkruar para dy muajsh për lëvizjen e Kenias drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Osmani dhe Ruto ishin takuar edhe gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Nju Jork.

Se ky shtet do ta njohë Kosovën kishte paralajmëruar më parë edhe ministri i Jashtëm kenian Alfred Mutua në një konferencë për media në Nairobi.

Ai tha se janë duke u zhvilluar diskutime që ky shtet ta njohë plotësisht pavarësinë e Kosovës, shkruante gazeta “Kenyan Foreign Policy”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit