Home Kosova Kërcënoi me v...

Kërcënoi me vdekje ambasadorin amerikan, 10 muaj burg

44
0

Me 10 muaj heqje lirie dënoi Gjykata Themelore e Prishtinës personin e identifikuar vetëm me iniciale, I.G pasi pranoi se përmes postës elektronike i ka dërguar kërcënime me vdekje Ambasadorit amerikan në Kosovë. Mesazhet u dërguan qershorin e këtij viti. Gjykatësi Vesel Ismajli tha se i akuzuari e kishte pranuar fajësinë.

“Pendohem jashtëzakonisht thellë për veprën penale që e kam kryer, kërkoj falje publikisht në emër timin dhe të familjes”, i ka ai thënë Gjykatës. Prokurorët deklaruan se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit është i plotë dhe në përputhje të plotë me provat materiale të bashkangjitur aktakuzës.

Akuza e ngritur ndaj I.G është ajo e “të rrezikuarit të personave me mbrojtje ndërkombëtare”. I akuzuari sipas aktakuzës kishte kanosur seriozisht ambasadorin dhe përfaqësuesit e kësaj ambasade.

Ai pohoi se nuk ka pasur aspak për qëllim të vrasë ambasadorin por të sensibilizojë Ambasadën e SHBA-së në Kosovë lidhur me padrejtësitë e bëra familjarëve të tij në një proces gjyqësor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit