Kërkoi drejtësi për djalin, ekzekutohet Ismet Çekorja

Gushti u mbyll me vrasje të dyfishtë, dhe fatkeqësisht shtatori nisi po me vrasje. Viktimë e atentatit të sotëm është Ismet Çekorja. Ai u vra këtë të premte, në lagjen Kiras në Shkodër. Pistë e freskët për këtë ekzekutim që duket dorë e bandave, është ngjarja kriminale e 25 gushtit.

Tre ditë më parë, ai doli në një deklaratë për mediat, ku tha se djali i tij Bajrami nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Po ashtu Çakorja nënvizonte edhe se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.

Djali i viktimës u shpall në kërkim pasi dyshohet si njëri prej atentatorëve të mbrëmjes se 25 gushtit ndaj Alban Brucit. Ndaj këtij të fundit u qëllua 19 herë, por shpëtoi pa marre asnjë plagë.

Arsyen përse e kanë frikë, nuk e bën me dije, por shtoi sesa herë ndodh një ngjarje kriminale, ai me familjen thirren gjithnjë në polici.

SHKARKO APP