Home Kosova Këshilli i Am...

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkesë Kuvendit: Dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare

106
0

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare.

Deklarata:

Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare; si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike; si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar; si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit