Home Aktualitet Këtë të shtun...

Këtë të shtunë Berisha në Vlorë, ora 18.00 në Kinoteatrin e Vlorës. A do jetë edhe Basha në debat?

559
0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar në facebook se kur do të jetë në Vlorë.
“Njoftim!
Ditën e shtunë me datë 25 shtator në ora 18:00 në sallën e Kinoteatrit në Vlorë do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlorës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”-shkruan Berisha.
Ndërkohë korrespodenti i KOHA JONË në Vlorë ka pyetur në selinë blu që pse nuk shkon edhe Lulzim Basha në këto debate të bazës demokrate me Berishën.
Një zëdhënëse e Bashës është shprehur se “ka mundësi që edhe zoti Basha të jetë në Vlorë, nesër”.
Pyetjes nëse Basha do jetë pikërisht nesër në Vlorë për takim apo për të drekuar me peshk, zëdhënësja tha prerë: Basha nuk ka frikë Berishët..”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit