Kiço Londo dorëzoi detyrën te regjisori Altin Basha
Sot Kiço Londo ka lënë detyrën, pak ditë pas shkarkimit.
Në një komunikim me artistët dhe gazetarët ai nuk e ka fshehur trishtimin për largimin, madje është shprehur se ndjehet sikur po e largojnë nga shtëpia e tij, siç e cilëson ai Teatrin Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”.
Nuk dua ta fsheh që ndihem i trishtuar dhe i keqardhur që më duhet për shkak të respektimit të institucionit të iki nga kjo shërbesë e ti lë vendin drejtorit pasardhës.
Ndjehem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. Bashkë kemi ndërtuar 10 salla në kryeqytet. Me dhemb! Unë s’jam drejtor, e s’kam qenë drejtor se drejtorët nuk janë si unë.
Falënderoj artistët e publikun dhe të gjithë ata që më kanë zgjatur dorën në këtë transformim të jashtëzakonshëm. Ky teatër është pjesë e bukur dhe vijë ndarëse”,- tha ai.
Në krye të Eksperimentalit u emërua regjisori Altin Basha. Emri i tij u propozua nga Minsitria e Kulturës. Një komision i ngritur pranë saj, në një konkurs pa thirrje publike e megjithatë, i postuar pa bujë në uebin ku vet ka pritur konkuruesit. Ndërkaq Londo u shkarkua me një vendim që nuk mban firmen e kryeministrit, mik i hershëm i Londos, por me atë të zëvendësit.