Home Aktualitet Kikia: Hap i ...

Kikia: Hap i rëndësishëm, Holanda mbante peng procesin, por nuk është për t’u festuar

8
0

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, gazetari Mentor Kikia është shprehur është lajmi I mirë, vendimi I Holandës e cila është shprehur pro negociatave me Shqipërinë, por me kushtin që më parë të miratohet kuadri negociator.

Sipas tij ka qenë Holanda ajo që e ka mbajtur peng hapjen e negociatave, teksa shton se ky hap është shumë i rëndësishëm, duke qenë se kërkesa e llogarisë do të jetë më e madhe ndaj vendit tonë.

“Është një lajm i mirë për Shqipërinë për të shkuar më në fund drejt heqjes së barrierës për çeljen e negociatave, edhe pse nga pala shqiptare është konsideruar si proces i përmbyllur, kishte mbetur finalizimi ajo që Ii hap rrugë edhe tyezave negociatore, në nivel ekspertësh. Ka qenë Parlamenti Holandez që ka refuzuar dy herë vendimin për të hapur negociatat, për shkak të një lumi kërkesash që janë adresuar në mënyrë sistematike si kritere që nuk ishin plotësuar nga Shqipëria. Ishte një vendim politik përderisa ishte Holanda ajo që e mbante peng këtë finalizim procesi.

 Ky vendim nuk është asgjë për t’u festuar, edhe mbajtja e tryezës parë ajo. Çdo hap është që hidhet nuk është e fundit, është një derë pas së cilës është një barrierë shumë e vështirë. Pas këtij hapi do të rritet shkalla dhe fortësia e BE mbi politikën shqiptare, mbi të gjitha struktura që përbëjnë shtetin ligjor. E shikoj një hap shumë të rëndësishëm pasi kërkesa e llogarisë do të jetë më e madhe.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit