Kina, video nga Marsi/ Publikohen pamjet e sondës Zhurong në planetin e kuq

Kina ka publikuar pamje të marra nga sonda e saj Zhurong në Mars, e cila po shëtit në sipërfaqen e planetit të kuq. Videot vijnë në kuadër të 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze, që shënohet në fillim të muajit korrik.

Agjencia hapësinore e Kinës ka publikuar një video të sondës Zhurong duke lëvizur në sipërfaqen e e planetit të kuq. Pamjet u morën nga një aparat fotografik me wereless që roboti kishte vendosur në tokë.

Videoja përfshin gjithashtu sekuenca nga zbarkimi i Zhurong në maj, duke treguar vendosjen e sistemit të tij me parashutë dhe momentin e prekjes. Roboti me gjashtë rrota po heton një rajon të njohur si Utopia Planitia.

“Orbiteri dhe Marsi rover janë në gjendje të mirë pune, duke raportuar në mënyrë të sigurt nga Marsi,” thuhet në një deklaratë për shtyp, ndërsa publikimi i pamjeve vjen në kuadër 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze, që shënohet më 1 korrik.

Ka tre video në sipërfaqe, por interesante është se pamjet janë më edhe me audio. Ne mund të dëgjojmë sistemin e lëvizjes së robotit në veprim.

Natyra e atmosferës së Marsit do të thotë që zhurmat nuk tingëllojnë njëlloj si në Tokë. Duken disi të mbytura.

Kina është vendi i dytë në botë që operon një mjet hapësinor në sipërfaqen e planetit Mars, pas SHBA.

Misioni i saj pritet të zgjasë disa muaj, gjatë të cilit do të kërkohen gjurmë të jetës së lashtë në Mars.

Roveri i dërgoi fotografitë e para nga Marsi muajin e kaluar, disa ditë pas lëshimit në sipërfaqen e këtij planeti. Në ato fotografi u pa një sipërfaqe e rrafshët e planetit fqinj të Tokës.

SHKARKO APP