Kishte mbushur makinën me kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 42-vjeçar shqiptar u kap nga policia greke me kanabis në bagazhin e automjetit që drejtonte.

Ai u ndalua në Stavroupoli Selanik dhe gjatë kontrollit që u bë në automjetin e tij, i cili u sekuestrua, në bagazhin e tij u gjetën 20 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 22 kg e 238 gram. 42-vjeçari u arrestua dhe u bë kontroll në banesën e tij në zonën e Neapolisit.

Aty u sekuestrua një sasi e vogël kokaine dhe një peshore elektronike dhe ndaj tij u ngrit një dosje për posedim, transport dhe trafik droge, me të cilën u dërgua në prokurorinë e Selanikut, i cili e akuzoi për vepër penale.

SHKARKO APP