KLP emëron dy drejtuesit e rinj të prokurorisë së Korçës dhe Matit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar në detyrë Dhorina Theodhori në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë.

KLP po ashtu ka caktuar në detyrë Abaz Muçën në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat. Me këto dy emërime, shkon në 7 numrin e drejtuesve tē emëruar nga KLP për një periudhë 3 vjeçare.

Emërime drejtues prokurorie

1.Anita Jella – Prokuroria Durrës

2.Elizabeta Imeraj – Prokuroria e Tiranës

3.Artan Shtrungza- Prokuroria e Tropojës

4.Kreshnik Ajazi- Prokuroria Elbasan

5.Genti Xholi – Prokuroria e Apelit Tiranë

6.Dhorina Theodori- Prokuroai Korçë

7.Abaz Muça-Prokuroria Mat

SHKARKO APP