Home Aktualitet Kodet e “Sky”...

Kodet e “Sky” të Martinajt, eksperti Karamuço: Do zbulojnë listë-pagesën me policë e politikanë

0
0

Një person i afërt i familjes së Ervis Martinajt, “mbretit” të lojërave të fatit, është paraqitur në SPAK dhe ka dorëzuar disa kode të aplikacionit “Sky”, që janë përdorur nga ky i fundit para se të zhdukej.

Për këtë çështje ka reaguar pak më parë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço. Ai paralajmëron se çkodimi i bisedave mund të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë.

Karamuço thekson në rrjetet sociale, se për këtë arsye kodet duhet të hetohen me seriozitet nga organet e drejtësisë.

“Aplikacioni Sky ECC është mbyllur në Mars 2021. Zhdukja e Vis Martinit ka ndodhur në Gusht 2022. Mendoj se çdo kod sekret i dhënë nga familjarët, ka pas gjasë të zbulojë fatin e tij. Ato kode nëse do të hetohen me seriozitet, do të zbulojnë listë-pagesën e tij me policë dhe politikanë”, shkruan eksperti i kriminalistikës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit