Barcelona do të luajë finalen e Superkupës kundër Athletic Bilbaos. Trajneri Ronald Koeman foli në konferencë për shtyp dhe sqaroi situatën me Leo Messin.
‘Leo është stërvitur individualisht dhe do të shohim nëse do të jetë gati. Do të presim deri nesër në mëngjes se si do të jetë gjendja e tij. Shpresojmë që ai të luajë, por edhe nëse nuk do të jetë ne do të bëjmë lojën tonë.
Për finale nuk ke shumë nevojë të motivosh ekipin, pasi të gjithë duan të fitojnë trofeun. Athletic Bilbao e meritoi të kalonte në ndeshjen ndaj Realit. Neto i ka kërkuar klubit që të largohet dhe ne nuk e lejuam. Superkupa nuk është trofeu më i rëndësishëm, por duam ta fitojmë. Duam të tregojmë se jemi grup i fortë”, deklaroi Koeman.
Discussion about this post