Home ShendetI Kolesteroli i...

Kolesteroli i lartë dëmton kockat, ushqimet që ndihmojnë

426
0

Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia. Ai është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm. Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj. Kolesteroli ka ndikim edhe tek imuniteti. Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë. Disa nga ushqimet që ndihmojnë.

Tërshëra

Ky drith është i pasur me fibër të tretshme, të cilën mund ta gjeni edhe tek mollët, kumbullat dhe dardhat. Sipas të dhënave, fibra ndihmon organizmin të mos përthithë shumë kolesterol në gjak.

Avokado

Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura të cilat mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq.

Elbi

Ky drith është shumë i pasur me fibër. Ai mund të gatuhet dhe konsumohet në mënyra të ndryshme dhe aspak të mërzitshme.

Arrat

Arrat ofrojnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura, sidomos nëse konsumohen të pagatuara.

Vaji i ullirit

Ky vaj është një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono-të-pangopura dhe acideve yndyrore omega-3 të cilat rrisin nivelin e përthithjes së kalçiumit dhe ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë kockore.

Salmoni

Peshqit si salmon dhe sardelet janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat ulin rrezikun e atakut në zemër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit