Komanda e SHBA-së dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore, Kim: Populli amerikan përkujdeset

Komanda Europiane e SHBA-së ka dhuruar pothuajse 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër Covid-19 për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e pranishme në ceremoninë e dhurimit u shpreh se SHBA-ja përkujdeset për popullin shqiptar.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë; ju ishit me ne dhe ne jemi me ju”.

Pajisjet e dhuruara përfshijnë shtretër spitalorë dhe dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.

SHKARKO APP