Home Aktualitet Kombëtarja në...

Kombëtarja në Euro 2024, MEPJ njoftim të rëndësishëm për tifozët që do të shkojnë në Gjermani

1214
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së kampionatit europian Euro 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet.

“Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)

Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)”, njoftoi MEPJ.

Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

Shërbimet që do të ofrohen janë leje kalimi dhe vetëdeklarim për humbje dokumenti, njoftoi MEPJ.
“Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e e-mailit: al*************@mf*.al dhe +49 1719259782”, njoftoi ministria.

Kujtojmë se ndeshjen e parë Shqipëria e ka ndaj Italisë më 16 Qershor në Dortmund. 3 ditë më vonë, më 19 Qershor luan në Hamburg ndaj Kroacisë dhe e përmbyll fazën e grupeve në Dyseldorf përballë Spanjës më 24 Qershor.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit