Home Sporti Kombëtarja U-...

Kombëtarja U-21 e nis frikshëm, fiton me lehtësi ndaj Andorrës (VIDEO)

8
0

Shpresat e kanë nisur në mënyrë perfekte eliminatoret e Kampionatit Europian të moshës deri në 21 vje1#, duke fituar me lehtësi 3-0 në transfertën ndaj modestëve të Andorrës. Në këtë ndeshje Alban Bushi kishte grumbulluar edhe Armando Brojën, teksa rezultatet do të ishin të menjëhershme. Bomberi që aktivizohet në Holandë shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 17-të, pas një sprinti të fuqishëm, duke përfituar edhe nga hezitimi i vendasve.

Në minutën e 41-të ishte mesfushori i Ipseich Toen, Armando Dobra që kombinoi mirë me Brojën, por u pengua nga kundërshtarët dhe arbitri kryesor i takimit nuk ngurroi të penallti për kuqezinjtë. Nga pika e bardhë shkoi mesfushori Anis Mehmeti, që gjuajti saktë në krahun e majtë të portierit, duke e dërguar topin në kuadrat.

Në minutën e 62-të ishte Karrica që u shërbye në thellësi dhe ktheu një top për Brojën në qendër të zonës, por aty ndërhyri mbrojtësi vendas Alvarez, që në tentativë për të larguar topin, e dërgoi për herë të tretë në rrjetë. deri në fund më pas rezultati nuk do të ndryshonte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit