Home Aktualitet Komisioni het...

Komisioni hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Socialistët bojkotuan 3 herë

28
0

Kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat, tha se socialistët e bojkotuan 3 herë mbledhjen e sotme të komisionit.

”Kanë bojkotuar 3 herë për të penguar punën e komisionit. Madje, Kuvendi ndërpreu edhe sinjalin televiziv, që ndërpritet vetëm kur përfundojnë punimet e komisionit. Sot duhej hetuar veprimtaria e patronazhistëve, u paraqit panorama e plotë e punës së tyre, u paraqitën të dhënat lidhur me shpërdorimin e parasë publike, por kjo është mënyra se si pushteti kërkon të vendosë pengesa për funksionimin e çdo komisioni hetimor”.

Deputetët demokratë vijuan mbledhjen, ndërsa kolegët e tyre socialistë u rikthyen në sallë vetëm për disa minuta, për t’u larguar përfundimisht menjëherë më pas.

Pas largimit të socialistëve, Alibeaj debatoi me ish-kryetaren e KQZ, Lefterie Luzi, e cila është aktualisht drejtoreshë e shërbimit në Kuvend. Ajo kërkoi mbylljen e mbledhjes për shkak të mungesës së kuorumit dhe ndërprerjen e sinjalit, por kjo kërkesë u refuzua nga Alibeaj, i cili urdhëroi punonjësit e Gardës që të nxirrnin jashtë zonjën Luzi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit