Komisioni për dezinformimin, Bledi Çuçi: Nuk është për përdorim të brendshëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka folur për ngritjen e Komisionit për dezinformimin, duke theksuar se ky Komision nuk është aspak për përdorim të brendshëm.

Më vjen keq që kolegët e opozitës shohin me paranojë çdo iniciativë te mazhorancës. Por nuk është ky rasti. Për shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara. Dezinformimi është një nga instrumentet që po përdoret gjerësisht për të cenuar vlerat demokratike. Këtë nuk e themi ne, por e thotë gjithë bota perëndimore. PE pati një rezolutë dhe një komision të posaçëm për këtë punë. Ky nuk është një mekanizëm për qëllimet tona të brendshme politike, prandaj këtu duhet të jemi bashkë. Ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme. Do të bëjë një analizë të plotë të situatës. Mendoj se nëse ky Parlament do të ketë një komision, ku ne duhet të jemi në sinkron. Është ky komision ku duhet të japim një analizë të detajuar se në cilin nivel ka shkuar ndërhyrja e këtyre vendeve. S’mund të jemi ne imunë kur nuk është SHBA apo vendet e BE. Është në nderin tonë ta adresojmë sa më parë. Jam i bindur se ju do t’i bashkoheni këtij komisioni”, deklaroi Çuçi.

Në fund u miratua ngritja e komisionit vetëm me votat e mazhorancës ndërsa opozita kërkoi më tepër kohë.

SHKARKO APP