Home Aktualitet Konferenca e ...

Konferenca e përbashkët Rama-Merkel, gazetarët nga Kosova: Asnjë nga ne se le

161
0

Mbyllja e konferencës së përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, u shoqërua me një incident në momentin e fundit. Përkthyesja e kancelares tha se për shkak të axhendës së ngarkuar politike konferenca duhet të mbyllej.

Kjo mbyllje e befasishme e konferencës nuk u prit mirë nga gazetarët e ardhur nga Kosova, të cilët kërkuan që konferenca të vijonte. Kryeministri Rama ja ktheu se me të mund të vazhdonin, por kancelarja duhet të vazhdonte me axhendën e saj.

“Shumë faleminderit. Kjo ishte axhenda. Me mua bashkë, po mund të vazhdojmë, por kancelarja nuk ju ka borxh”, u tha Rama gazetarëve.

Moderatorja: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.

Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…asnjë nga ne se le…në fakt e patën për zonjën Merkel.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit