Home Aktualitet Konferenca e ...

Konferenca e VIII-të e Arkivistikës, Arkiva e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë mblidhen në Elbasan

43
0

Studiues, arkivistë dhe  ekspertë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u bënë bashkë në Elbasan në konferencën e  VIII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës ku diskutuan diskutuar mbi problematikat dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm.

Drejtori i Përgjitshëm i Arkivave, Ardit Bido u shpreh se nëpërmjet kësaj konference mundësohet shkëmbimi i ideve.

‘’Për të shkëmbyer ide, për të bashkërenduar punën tonë. Për të arritur që në fushën e arkivistikës ne të funksionojmë si një’’, tha Bido.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi e vlerësoi konferencën si një mundësi për të nxitur punën kërkimore dhe shkencore në arkiva.

‘’Jo vetëm që e ka mbështetur vijimin e saj këtë vit por do doja që në të ardhmen vetë Koneferenca të njohë progres të natyrshëm’’, tha Bislimi.

Edhe Drejtori i Institutit të Trashëgimisë kulturore të Shqiptarëve Skënder Asani pranoi se në në sajë të kësaj konference, evidentohen pasuri arkivore që meritojnë të ekspozohen edhe më gjerë.

‘’Do të kemi një arkiv të duhur se as në Shqipëri as në Kosovë, nuk do ketë me palën tjetër por me pala tjera do zhvillohet në Maqedoni dhe ne duhet të jemi të përgatitur për një front shkencor e kulturor’’, tha Asani.

Konferenca e  VIII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës erdhi në kaudër të aktivieteve që shënuan 75 vjetorin e arkivës shqiptare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit