Home Aktualitet Kongresi i PS...

Kongresi i PS-së më 8 dhjetor, Blendi Klosi: Objektivi është mandati i katërt

101
0

Ambicia për mandatin e katërt në 2025, është synimi i Partisë Socialiste. Këtë 8 dhjetor do të mblidhet edhe Kongresi, dhe sekretari Organizativ, Blendi Klosi thotë se do të flitet për qeverisjen e këtyre viteve.

”Nuk do të flitet vetëm për partinë, por do të shpalosim edhe arritjet e çfarë kemi realizuar deri më tashmë si qeverisje e vendit, në vitet e qeverisjes, prespektivën dhe cfarë do t’i ofrojmë shqiptarëve në vijim, dhe ambicine tonë për mandatin e 4 në 2025. Përballë nuk kemi opozitën, por hallet e njerëzve”,-tha Klosi.

Reforma në Drejtësi pritet të jetë kryefjalë edhe në Kongresin e 8 dhjetorit. ”Kongresi i PS do të shpalosë disa arritje që kemi patur gjatë qeverisjes dhe padyshim një nga arritjet kryesore ëështë reforma në drejtësi, n kongres do të ketë një vëmendje të veçantë. A ja kemi dalë të kemi një drejtësi të pavarur dhe çfarë duhet të bëjmë më shumë”,-pohoi më tej Klosi.

Kongresi do të nisë punimet paraditen e së premtes në Pallatin e Kongreseve dhe do të zgjasë deri pasdite. Pesha kryesore do të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama ndërsa do të ketë edhe përfaqësues nga partitë simotra europiane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit