Home Aktualitet Kontaktuan me...

Kontaktuan me ekipet e shpëtimit me celular, shpëtohen pas rreth 72 orësh nën rrënojat e pallatit 8 katësh babai dhe dy djemtë e tij

292
0

Më shumë se 76 orë pas tërmetit të së hënës që goditi Turqinë jugore, tre familjarë janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtesë në qytetin e Gaziantep.

Mithat Tabur dhe djemtë e tij Ersin, 30 vjeç dhe Mustafa, 26 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një pallati 8-katësh, ndërsa në operacion e kërkimit u përfshinë edhe fqinjët e tyre.

Gruaja e Tabur, Ayer, u gjet në kuzhinë pa shenja jete. Më shumë se 100 njerëz jetonin në ndërtesë dhe rreth një e katërta e banorëve shpëtuan.

Omer Kocok tha për CNN se kushërinjtë e tij kishin kontaktuar me ekipet e shpëtimit me celularë, duke i treguar se ishin gjallë.

Omer doli vullnetar për të ndihmuar punonjësit e shpëtimit për të gjetur kushërinjtë e tij.

Më shumë se 21.000 njerëz kanë vdekur në të Turqi e Siri dhe punonjësit e shpëtimit tani po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të shembura.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit