Home Aktualitet Kosova e Serb...

Kosova e Serbia diskutojnë sot në Bruksel çështjen e dinarit

24
0

Përfaqësues të Kosovësdhe Serbisë takohen të martën me 27.02 në Bruksel në kuadër të dialogutpër ta diskutuar çështjen e përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë. Këtë e konfirmon Bashkimi Evropian përmes zëdhënëses Nabila Massarali, e cila tha se në këtë takim kërkohet të gjendet një zgjidhje.

“Takimi i dialogut do të përqendrohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për përdorimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës”, tha Massrali.

Autoritet e Serbisë bën të ditur se në këtë takim delegacionin e Serbisë do ta përfaqësojë kryenegociatori Petar Petkoviq. Nga pala kosovare, pritet të marrin pjesë zyrtarë të Bankës Qendrore, por jo edhe kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi. Burimet e DW-së bëjnë të ditur së në Bruksel nga Banka Qendrore do të jetë Guvernatori i Bankës Ahmet Ismaili. BQK, në një njoftim tha se kohë më parë ky autoritet ka “shprehur gatishmërinë që të angazhohemi dhe takohemi edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të lehtësuar procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve në Euro”.

“Në këtë kuptim, BQK-ja i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, u tha në njoftim të BQK-së.

Bislimi refuzon pjesëmarrjen

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, refuzoi të marrë pjesë në takim duke theksuar se “ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori, sepse çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut”. Ai kritikoi ndërmjetësuesin evropian Miroslav Lajçak për caktimin e një takimi pa dakordim paraprak me palët.

Autoritetet ndërkombëtare po i kërkojnë Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores e cila e përcakton si valutën e vetme në vend Euron, duke e ndaluar kështu në mënyrë automatike përdorimin e dinarit të Serbisë në Kosovë. BE dhe SHBA, thanë se qytetarëve serb të prekur nga kjo rregullore, duhet t’u jepet kohë për t’u përshtatur me situatën e re.

Rregullorja zbatohet gradualisht

Autoritetet në Kosovë thonë se rregullorja do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, për një periudhë tre mujore. Ndërsa kryeministri Albin Kurti, insiston në zbatimin e vendimit. Qeveria e Serbisë për çdo vit ndan miliona euro për serbët në Kosovë duke u paguar atyre me dinarë rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë, përmes institucioneve paralele serbe që funksionojnë në Kosovë.

Sidoqoftë, me 27.02, mbushet një vit që nga arritja e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Por kjo marrëveshje ende nuk ka filluar të zbatohet. Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, që ndërmjetësoi këtë marrëveshje, shkroi të hënën se gjatë konferencës së sigurisë Mynih të Gjermanisë, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka diskutuar në takime të ndara se si të ulen tensionet. Por, siç shkroi ai, “fatkeqësisht pa sukses”. DW

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit