Home Aktualitet Kosovën më pr...

Kosovën më pranë anëtarësimit në KiE, presidentja Osmani: Moment historik në rrugëtimin europian

18
0

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi të martën raportin për anëtarësim të Kosovës në këtë këshill. Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 të paanshme, miratimi i raportit tashmë i hapë rrugën vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës, që duhet të merret në muajin maj në Këshillin e Ministrave të 46 vendeve anëtare të organizatës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se sot Kosova shënoi një moment historik në rrugëtimin e saj evropian. “Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një dëshmi e përkushtimit tonë për drejtësi, barazi dhe për parimet themelore të demokracisë”, deklaroi presidentja Osmani.

Ajo falënderoi të gjitha ata që nëpërmjet votës mbështetën qytetarët e Kosovës dhe kauzën e tyre për të drejta të njeriut. “Urime Kosovës dhe të gjithëve që kanë kontribuar në këtë arritje historike! Edhe një hap drejt anëtarësimit të plotë!”, e mbyll mesazhin e saj presidentja e Kosovës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit