Home Magazine “Kostum...

“Kostumi i mbet’ i ri”, mësuesja poston foton e maturës së Musaenit: Sa zemra trishtove

32
0

I gjithë opinioni publik është i tronditur nga tragjedia e Velipojës, ku mbetën të vrarë 4 persona. Mes tyre ishte edhe Musaeni, 19-vjeçari i cili kishte ditën e parë të punës.

Mësuesja e gjimnazit të Musaenit, Valdete Gjyrezi ka postuar foton e ditës së maturës krahas së cilës ka shkruar se e ëma e kishte veshur dhëndër.

“Musaeni yne

Sec e veshi e ema

Dhander per kte dite

Le te gzoje i shkreti

Ti bashkohet shoqerise

Se ndau per mje bluze

As per nje kollare

Ishte veshur bukur

Lezet per ta pare

Ja kishin dhuruar

Te gzohej jetimi

Gzoi e vallzoi

Deri ne 11

Se neser fillonte

Pune si kamarjer

Gezimi tij i pare

Sa te merrte rrogen

Nenes ai me vrap

Doren do ja shendonte

Por kur gzon fukarai

Kur u ba zein

E martoi me plumba

Kostumi i mbet i ri

Nuk e besun shoket

Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire

Qe nuk tremb as “sorra”

Ah mor Musaen

Sa zemra trishtove

Kalove pandemin

E plumbin se mashtrove

Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi

S’te ndihmoi drejtesia

Por te bani kurban

Dhe kjo asht padrejtsi

Qofsh i xhenetit biri yne,

Ti o djal i ri”

Ditën e sotme Shkodra i dha lamtumirën e fundit 19 vjeçarit. 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit