KQZ, letër Kuvendit: 20 mijë qytetarë privohen, partitë të gjejnë mënyrën që kjo kategori të votojë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar Kuvendit me një letër, ku parashtron disa kërkesa për disa kategori votuesish, që nuk e kanë të mundur për arsye objektive, të dalin nga shtëpia.

U kemi dërguar një letër partive politike në dijeni të kryetares së Kuvendit, për kategorinë e votuesve, që nuk e kanë të mundur për arsye objektive, të dalin nga shtëpia. Janë rreth 20 mijë votues. Partitë politike dhe Kuvendi, në kuadër të reformës të pritshme zgjedhore duhet të gjejnë mënyrën që kjo kategori votuesish ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Shqipëria, si një vend kandidat për t’iu bashkuar BE, nuk mund t’ia lejojë vetes që për çfarëdolloj arsye ta lërë pa votuar këtë kategori. Në vlerësimin tim kjo mbetet prioritare, dhe pse jemi të vetëdijshëm që për pjesën më të madhe të politikë ka prioritete të tjera”, tha ai.

Celibashi u ndal dhe te aksesi në qendra të votimit, nga personat me aftësi të kufizuara, ku tha se ky mbetet një problem, por shtoi se po punojnë me koordinatorët e bashkive për të përmirësuar qasjen e tyre.

SHKARKO APP