Home Aktualitet Krejt papritu...

Krejt papritur, Beleri heq dorë nga marrja dëshmitar e Vangjel Dules

74
0

Fitoi zgjedhjet për bashkinë e Himarës, por që prej muajit Majit, Fredi Beleri është në burg. Ai po lufton me drejtësinë për të marrë lirinë, por sot befasoi. Beleri hoqi dorë nga pyetja si dëshmitar i kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Dule ishte kërkuar si dëshmitar vetëm nga mbrojtja dhe bashke me të u kërkua heqja dorë edhe nga dëshmitari Marjus Suli.

Seanca e së mërkurës ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, u shty për në 5 dhjetor, me qëllim gjetjen dhe pyetjen e dëshmitarit të kërkuar edhe nga SPAK, edhe nga Beleri, Abdyl Rama. Ai është vëllai i Arsen Ramës, personit që bashkëpunoi me prokurorinë duke kryer veprime të simuluara me Belerin dhe Pandeli Kokaveshin.

Për seancën e sotme, policia e Himarës njoftonte gjykatën se dëshmitari Abdyl Rama nuk ishte gjetur. Prokurorja e SPAK në sallë i paraqiti gjykatës një kopje të sistemit TIMS, ku rezultonte se dëshmitari kishte lënë Shqipërinë në muajin shtator.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit