”Krijuan telenovelë”, Neritan Sejamini kritika mediave që abuzuan me vr*sjen e Liridonës

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për “histerinë” e mediave shqiptare dhe teoritë konspirative që u përhapën, pas vrasjes së Liridona Ademajt, ku i dyshuari si urdhërues është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Sejamini tha se mënyra si është trajtuar kjo ngjarje e rëndë nga mediat, ka mjegulluar faktet dhe ka përhapur “teori të çuditshme”. Sipas analistit, ky lloj mbulimi mediatik është abuziv dhe nuk i shërben opinionit publik, por thjesht krijon një telenovelë që kërkon të “mbërthejë” publikun.

“Unë u mundova të kuptoj, gjithë ky mbulim mediatik a ka sjellë ndonjë të re? I vetmi informacion që kemi është ai që ka dhënë policia e Kosovës. Janë transmetuar orë të tëra nga mediat, por vetëm kanë përhapur disa teori nga më të çuditshmet. Media ka qëllim t’i shërbejë opinionit publik, ndërkohë vetëm ka turbulluar dhe ka luajtur me emocionet. Me këtë qasje edhe ka mjegulluar ato fakte të policisë dhe drejtësisë.

Është luajtur me emocionin, është kthyer në telenovelë. Njerëz të thjeshtë janë bërë shënjestër dhe janë vënë para kamerave. E kuptoj që ka shumë ngjarje me ndikim në publik, por kjo është një vepër makabre që nuk nxjerr dot as ndonjë mësim. Është rast makabër dhe motivet janë të paditura, nuk ka vlerë ta përgjithësosh. Kjo që ka ndodhur më duket një lojë e madhe emocionale për audiencë, për të dramatizuar”, tha Sejamini.

SHKARKO APP