Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, prezanton projektin “Bashki të zgjuara energjie”

Për një qytet si Shkodra, një drejtim të pushtetit vendor që i është mundësuar atij të rilindi, çdo ditë është një obligim për të përmbushur premtimin. Kudo, në çdo rrugë e në çdo qelizë të jetës së qytetit, ndihet dora e punës dhe vullneti për të ndryshuar.

Në një komunikim me qytetarët e Shkodrës, kryebashkiaku Benet Beci ka shpërndarë një kolazh me foto nga puna që po bëhet për të bërë realitet atë që është përmbushje e besimit të qytetarëve, më shumë se sa projekt politik.

“Është e dielë, por puna vijon me ritme të pandalshme. Ekipet tona janë duke punuar fort tek bulevardi ‘Zogu i Parë’ dhe bulevardi ‘Studenti’, si dhe në sheshin ‘Parrucë’ dhe sheshin ‘Demokracia’ (Shatërvani), duke ndriçuar 22.000 m2 rrugë. Në këto rrugë, po zëvendësohen mbi 70 shtylla dhe rreth 100 ndriçuesa me sodium me ndriçuesa LED të reja dhe efikase, falë projektit inovativ ‘Bashki të zgjuara energjie’.

Dua të shpreh falënderimet më të thella për çdo donator dhe institucion që ka kontribuar. Veçanërisht, falenderoj punëtorët tanë të palodhur, që çdo ditë ndikojnë në përmirësimin e qytetit tonë të dashur Shkodër. Puna juaj dhe përkushtimi ndaj këtij projekti janë thelbësore për të sjellë një ndryshim pozitiv në jetën e qytetarëve tanë.” ka shtuar kryebashkiaku i Shkodrës.

Koha Jonë

SHKARKO APP