Kryebashkiaku vlonjat sfidon Këshillin Bashkiak dhe Qeverinë qendrore

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është në përplasje të hapur me qeverinë qendrore dhe me PS-në e Vlorës. Këshilli Bashkiak i bashkisë ka vendosur që të mblidhet me datë 30 qershor, ndërsa kryebashkiaku i sfidon, duke ua lenë me datë 29.

Një lojë datash në dukje, por në thelb zien kazani i sherrit mes Dritan Lelit dhe PS-së, e cila e ka propozuar si kryetar. Prej muajit të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, kryebashkiaku, ka humbur çdo mbështetje nga kryeministri, deputetët e zonës dhe PS.

Kryebashkiaku nuk kryen dot detyrën e tij, aq më tepër në këto muaj pushimesh verore, ku dhjetra mijëra turistë mbërrijnë në Vlorë dhe Zonën e Bregut. Vlora mbetet kryeqendra e Jugut për turistët vendas dhe të huaj.

STATUSI NGA DRITAN LELI:

Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera. (Dritan Leli)

SHKARKO APP