Home Aktualitet LSI, Kejdi Me...

LSI, Kejdi Mehmetaj: Duhet reflektim, nuk zbehet angazhimi im në LSI

15
0

Dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dorëzoi në KQZ kërkesën për të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Fierit, edhe pse e fitoi mandatin edhe në Tiranë. Në listën e qarkut të Fierit, e dyta ishte renditur nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila thotë se këtë lajm e ka marrë nga vetë Kryemadhi dhe pavarësisht këtij vendimi, ajo u shpreh për ”TCh”, se ky rezultat do ta bëjë që të reflektojë dhe se nuk do të zbehet angazhimi që ajo ka me LSI.

“Lajmin e kam marrë nga vetë Kryemadhi, kam biseduar me të. Kryemadhi ka dashur vetë qysh para dy vitesh të jetë deputete e Fierit. Në LSI kemi filluar të bëjmë analiza mbi metodologjinë në procesin e reflektimit brenda LSI-së. Ne nuk e kemi parë garën e brendshme të LSI e cila mund të na vërë në presion me njëri-tjetrin.

Monika Kryemadhi është deputetja më e votuar në qarkun e Fierit, votuesit e LSI kanë votuar për të patur 2 deputetë në Tiranë dhe një në Fier.

Unë nuk e kam parë angazhimin tim të lidhur me postet që unë mbajë. Ky rezultat më angazhon të reflektoj, nuk zbehet angazhimi në LSI, pavarësisht çdo gjëje. Gjatë fushatës mendoj se duhet të ishim më agresiv, rezultati që unë prisja nuk doli”, u shpreh Mehmetaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit