Home Aktualitet Kryeministri ...

Kryeministri me gojën e Gjiknurit i dërgon mesazh Lulzim Bashës: Gati të ulemi në tryezë!

498
0

Kryeministri Rama nga SHBA ka nisur mesazhin e paqes dhe të mirëkuptimit me PD-në e Bashës. Me gojën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, deputetit Damian Gjiknuri, shefi i qeverisë shqiptare ka dërguar në drejtim të Lulzim Bashës ofertën për bashkëpunim.

Damian Gjiknuri, me një gjuhë të paqtë dhe dinjitoze për forcën e tij politike, ka deklaruar në Shkodër: “Jemi të gatshëm të ulemi me PD të bisedojmë për gjitha çështjet. Si dhe ato që propozon PD për ndryshimet kushtetuese. Por propozimet bëhen në tryezë dhe në institucione. Tashmë që PD është brenda institucioneve mund të bisedojmë dhe jemi të hapur. Por nuk bëhet në studio televizive dhe me konferenca për media”, tha Gjiknuri.

Mesazhi socialist ka shkuar në PD në momentin më të keq të Bashës, kur po sulmohet fort nga ish-lideri demokrat Sali Berisha që thotë se “Basha është i blerë nga Edi Rama”.

Për të ndryshuar Kushtetutën duhen 94 vota në parlament, ku PS-ja nuk i bën dot, ndaj duhet që Rama dhe Basha të bien dakort. Edhe nëse PD-ja përçahet e copëtohet, përsëri kaq deputetë sa duhen për ndryshim Kushtetute, do ti ketë Lulzim Basha.

Por ulja në tryezë tani sa më shpejt shkon si një ndihmë për karrierën e Lulzim Bashës, pasi Rama po synon ta faktorizojë Bashën, i cili ndodhet në rrezik humbje të vulës së PD.

Përplasja në PD këtë vjeshtë do jetë katastrofale, pasi njeri ikën nga PD; ose Basha ose Berisha. Njeri do mbetet!

Variantet për sejcilin që po “rrihen” për selinë blu janë dy:

1-Berisha merr firmat sipas statutit, por nuk e lejon Basha Kuvendin. Në këtë rast selia e PD-së do pushtohet nga fansat e Saliut.

2-Berisha arrestohet dhe Basha mban vulën e PD-së.

Por në dy rastet vulën e PD-së nuk e lëshon Lulzim Basha se pas vetes ai ka amerikanët, por edhe kryeministrin Rama.

Ndaj sot kryeministri i dha pak oksigjen Bashës me gojën e Damian Gjiknurit!

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit