Kryeministri: OPENBALKAN është e ardhmja e përbashkët europiane e rajonit tonë

Sot u hap një pikë e rëndësishme kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Në takim ishte kryeministri shqiptar Edi Rama dhe zv/kryeministri malazez, shqiptari Dritan Abazoviç
“Grabom, Malësi e Madhe – Hapet pika e përbashkët kufitare, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur, si një rajon i 4 LIRIVE TË BASHKIMIT EUROPIAN
#OPENBALKAN është e ardhmja e përbashkët europiane e rajonit tonë dhe më herët se vonë, këtë do ta kuptojnë e do ta mbështesin të gjithë”- tha kryeministri shqiptar.
Bashkëpunimi rajonal po zgjerohet duke ecur në drejtimin e duhur. Një miqësi me përfitim të ndërsjelltë.

SHKARKO APP