Home Aktualitet Kryeministri,...

Kryeministri, opozitës: Po mbroni një të shpallur në kërkim. Harrojeni komisionin “Becchetti”!

83
0

Kryeministri Edi Rama ia ka bërë të qartë opozitës në Kuvend se komisioni hetimor për çështjen “Beçhetti” nuk do të ngrihet kurrsesi, ndërsa akuzoi rivalët e tij se po shpallin hero një person në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Ramës, shteti shqiptar nuk mund të nisë një proces, kur çështja është në shqyrtim në gjykatën ndërkombëtare.

Përtej retorikës, po ju them kaq. Është një proces penal në prokurorinë e Tiranës në gjykim prej disa kohësh ku pritet të dëshmojnë dëshmitarë të cilët prej disa muajsh ka pasur vështirësi të lokalizohet. Ky personi që e keni kthyer në heroin tuja, është në kërkim (Becchetti). Po mbroni një njeri në kërkim. E mbroni këtë njeri për të bërë politikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosura nga të tjerë, janë detyrime për Republikën e Shqipërisë. Ju jeni dhe qytetarë, votues dhe humbës të zgjedhjeve në republikën e Shqipërisë. Nuk është e ndarë, pavarësisht se ju doni të bëni një Republike të re. Në favor të shtetit shqiptar janë dy vendime. Para trupave ndërkombëtare të të gjitha juridiksionit, Republika e Shqipërisë është një juridiksion. Ju doni që ta fusni hallin tuaj në një histori me një të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Ju dezinformoni duke hapur një dokument që është i mbuluar nga konfidencialiteti duke shpikur se; shteti shqiptar ka nisur që të paguaj, ky është krejtësisht jo e vërtetë. Ju doni një komision që shkel parimet dhe dëmton interesat e Shqipërisë. Po ju kujtoj se konfidencialiteti i këtyre proceseve është detyrues për Shqipërisë, dhe duhet të jetë detyrues për të zgjedhurit e popullit shqiptar, s’po them për Qimi.net. Parlamenti duhet të jetë detyrues. Bie tërmet, ju jeni me tërmetin, vjen virusi, jeni me të, ka një krizë energjetike, jeni me të, tani na dolët aleatë dhe me këtë. Unë nuk jam fare fare fare i asaj shtëpie prodhimi, i gramafonit se për çdo gjë thotë; e ke bërë për këtë arsye. S’po them se i keni marrë ndonjë kaush me fara luledielli këtij dhe po i hani. S’po e them. S’po hyj në këto. Lulzim, Lulëzim, ta kam thënë se unë hallexhinjve nuk i shtoj hallet. Je hallexhi sot. Unë po të ndjek,- tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit