A duhet të hetojë SPAK-u edhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, kur pasuria e tyre ka pikëpyetje të mëdha?!

SPAK-u sot është institucioni më i besuar nga publiku në çdo sondazh vendas apo të huaj. Edhe Instituti Republikan Amerikan e nxori së fundmi SPAK që mbetet në krye të listës si institucioni më i vlerësuar nga qytetarët e vendit.
Deri më tani Prokurorët e Posaçëm kanë hetuar apo hetojnë ish-presidentë, ish-kryeministra, kryebashkiakë, deputetë dhe ministra, kryeprokurorë rrethesh, ish-ministra e një numër zyrtarësh të lartë të shtetit.
Por SPAK a duhet të hetojë edhe gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë probleme serioze me pasurinë, ndonëse kanë kaluar “provimin” e KPK apo KPA?
Si ka mundësi një gjyqtar në Gjykatën e Lartë (emrin do ta japim pasi të mbarojë investigimi i plotë mediatik) ka deklaruar se se ka dhuratë nga prindërit apartament, ndërkohë që prindërit e tij nuk janë askund të regjistruar në shtet në aktivitet privat e aq me keq, kur ata mezi jetojnë dhe i paskan “dhuruar” pasuri djalit të tyre kur ai ka qenë gjyqtarë në gjykatën e Apelit në Tiranë!
Po a duhet hetuar edhe KPK që i ka lejuar të kalojnë Vettingun?
Si ka mundësi që një tjetër gjyqtar paska blerë në një qytet bregdetar një apartament të mirë me 10 mijë euro gjithsejt?!
Sipas kësaj logjike me 10 mijë euro nuk do të kishte mbetur shqiptar, sado i varfër, që të mos e blinte një apartament me pamje nga deti me 10 mijë euro.
Apo si shpjegohet justifikimi në letrat e paraqitura nga disa gjyqtarë në KPK se “janë dhuratë nga fisi”!
Pse SPAK nuk heton edhe KPK që iu ka dhënë me këto letra jusitfikimi disa gjyqtarëve, kalimin si gjoja korrekt, ndërkohë që nuk ka logjikë në botë të pranoj që një gjyqtar mund të blejë me 10 mijë një apartament në bregdet pa korrupsion. Apo si mundet të justifikohet se në vitin 2000 fisi i ka kaluar 40 mijë marka nga Kosova në Tiranë?! Me çfarë letrash?
Ka edhe me keq se sa ky rast!
Por janë nën investigim mediatik dhe me pas SPAK do ketë barrën e forcës për të hetuar edhe aty ku nuk është guxuar të hetohet, në Gjykatën e Lartë.