Kryetari Arifi: Po ndodh një spastrim etnik burokratik në Luginën e Preshevës. Nga Kosova po injorohemi

Kreu i komunës së Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se ndaj shqiptarëve në komunën që drejton po bëhet një spastrim etnik administrativ. Për të shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti serb dhe vazhdimisht nuk marrin asnjë shërbim administrativ nga qytetarët e tjerë. Po ashtu ai thotë se nga Kosova ata po injorohen.

“Dita sot është edhe festive, por duhet edhe diskutuar. Dita e sotme për ne në Preshevë, sepse ne harrojmë si të gjithë shqiptarët në botë, se jemi të diskriminuar. Konsiderohemi nga shteti serb si qytetarë të klasës së dytë. Shqiptarët po mbyten dalëngadalë në Preshevë, po ndodh një spastrim etnik burokratik në Luginën e Preshevës.

Lugina e Preshevës është një plagë që në vazhdimësi rrjedh plagë. Nëse një pjesë e trupt rrjedh gjak, atëherë i gjithë trupi nuk gjen dot rehat. Prandaj unë kërkoj më shumë nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Kosova po injorohemi. Kritika ime nuk është vetëm ndaj Serbisë, por autokritikë edhe brenda nesh. Kërkoj më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kërkojmë më shumë lobim”,-u shpreh Arifi në Report tv.

SHKARKO APP