Kryetari Beci: Tenori shqiptar nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj do të vijë në Shkodër

Tenori shqiptar nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj do të zhvillojë koncertin e tij të parë të plotë në Shqipëri. “Ramë Lahaj & Friends” do të performojnë më 8 qershor, në Shkodër. Lajmin e jep kryetari i bashkisë, Benet Beci, përmes një psotimi në Facebook, ku edhe tregon emocionet që tenori zgjodhi Shkodrën. Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe për publikun shqiptar.

Postimi i plotë

Tenori shqiptar nga Kosova me famë botërore, z. Ramë Lahaj, do të vijë në Shkodër!
“Ramë Lahaj & Friends” do të performojnë për publikun shkodran dhe jo vetëm në koncertin e parë të plotë të tij në Shqipëri.

Tenori Ramë Lahaj, i cili është ngjitur në disa prej skenave më prestigjioze të botës, ka zgjedhur jo rastësisht Shkodrën për koncertin e tij, si një qytet që e dashuron kulturën dhe muzikën në të gjitha format e saj.

Lahaj konsiderohet si një ndër artistët e parë kosovarë të operës, i cili ka interpretuar në teatrot më të mirënjohur të botës, duke ndarë skenën me legjenda të operës si Placido Domingo, që më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia”.
Detajet për koncertin në ditë në vijim.

SHKARKO APP