Home Aktualitet Kryetarja e K...

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor: Gjykatat në kolaps! Për një çështje, një qytetar duhet të presë deri në 4 vjet

38
0

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami ka deklaruar se Gjykatat janë në kolaps, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një pjesë të shkarkuar, ose të pezulluar si pasojë e Vettingut.

Në raportimin para Komisionit të Ligjeve, sa i përket situatës në institucionin që ajo drejton për vitin 2020, Llagami ka thënë se Gjykatat e Apelit janë më problematike. Ajo ka deklaruar se për gjykimin e një çështje në Gjykatat e Apelit, në rrethe duhet 2-3 muaj, kurse në Tiranë çështja shkon deri në 4 vjet.

Nuk jemi krenarë se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje njerëzore për shkak të Vetting-ut. Janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 mln lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet.

Ju informoj se efekti financiar deri në dhjetor të 2020 është 55 mln lekë kur janë 75 gjyqtarë pezulluar apo shkarkuar. Shteti harxhon lekë, por nuk ofron shërbim. 

Përveç kostove financiare dhe mungesa e gjyqtarëve është dhe hezitimi për të aplikuar në KLGJ. Gjykata e Apelit është shumë problematike, kjo është thembra e Akilit, nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Në fund të vitit ishin 27, çdo ditë e më shumë ulet ky numër. Apeli Administrativ ka uljen më të madhe të efektivitetit të çështjeve. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Grupimi i Apeleve do mundësonte që gjykimi i çështjeve do ishte i drejtë dhe i barabartë. Gjykatat janë në kolaps“, tha LLagami.

Ndërsa lidhur me ngritjen e Gjykatës së Lartë, Llagami ka sqaruar se ka pasur vonesa për shkaqe të ndryshme, por theksoi se shumë shpejt do të ketë 15 anëtarë që do të zhbllokojë dhe kuorumin për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë, që është nga më të rëndësishmet. KLGJ ka mbajtur të njëjtën qasje, kandidatët të përfundojnë Vettingun dhe më pas të vijohet, më pas është vijuar dhe me vlerësimin profesional. Vonesë tjetër është dhe mungesa e vlerësimeve etike dhe profesionale. KLGJ ka punuar me dy vlerësimet për secilin kandidat, ka qenë e suksesshme. Sot ka 4 anëtarë në Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër problematikë që kemi pasur me promovimet edhe pjesa e së drejtës së ankimeve që kanë kandidatët. Kemi ende 3 vende të pashpallura nga KLGJ, një nga shkaqet që nuk mund t’i shpallim është se ka një trupë shumë të vogël. Në vendet që kemi hapur, Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese“, shtoi Llagami.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit